LajmeRajon

Gjykata e Apelit lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Dy ditë më parë, fill pasi SPAK rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për leje që të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, kanë ankimuar vendimin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë se, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 dhjetor dhe ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancën e parë parlamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua të hënën (15 janar).

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Show More

Related Articles

Back to top button