BotaLajme

Gjykata e Lartë vulos “fatin” e Trumpit: Vendim për kandidaturën si president!

Në një moment të cilësuar si historic, Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos nëse Donald Trump mund të kandidojë ose jo si president. Ajo do të përcaktojë nëse emri i republikanit mund të përjashtohet nga fletët e votimit për shkak të atyre që shihen si përpjekje të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ky vendim e kthen praktikisht gjykatën në fjalë në një factor të fushatës presidenciale 2024. Cështja do të kalojë për gjykim në muajin shkurt dhe vendimi i marrë do të aplikohet në rang kombëtar. Ne disa shtete amerikane janë dukr u ngritur padi që synojnë skualifikimin e Trumpit. Sfidat ligjore varen shumë nga fakti nëse një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile e bën atë të papërshtatshëm për të kandiduar si kandidat.

Kjo është hera e parë që Gjyklata e Lartë do të japë një interpretim për një dispozitë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikan sipas së cilës u ndalohet disa zyrtarëve që “angazhohen në kryengritje” të mbajnë poste publike. Amendamenti u miratua në vitin 1868, pas Luftës Civile dhe është përdorur aq rrallë sa gjykata më e lartë e vendit nuk ka pasur asnjë rast më parë për të shprehet për të.

Tre nga nëntë anëtarët aktualë të Gjykatës së Lartë janë emëruar nga Trumpi gjatë kohës kur ai ishte president, megjithatë në disa raste ata kanë vendosur kundër tij në padi të lidhura me zgjedhjet e vitit 2020 dhe përpjekjet e tij për të mbajtur dokumentet që lidhen me 6 janarin dhe që të mos i dorëzonte dokumentate e taksave në Komisionet e Kongresit .

Show More

Related Articles

Back to top button