LajmeRajon

Gjykata i çon në paraburgim biznesmenin Shaban Ademaj dhe katër të dyshuarit për mashtrimin e skamnorëve

Biznesmeni i ndërtimeve, Shaban Ademaj dhe katër zyrtarët komunalë në Prizren, Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi dhe Idbalka Rama, janë vendosur për 30 ditë në paraburgim

Gjykata ka vendosur të mërkurën masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarve për mashtrimin e së paku tri familjeve skamnore dhe dëmtimin e buxhetit të komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren përmes një njoftimi për media.

“Me lënien në liri të të pandehurve, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, apo edhe ndikimi në dëshmitarë, me çka do të dëmtonin rrjedhën e procedurës penale, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohen se janë kryer veprat penale, dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale nëse ndaj të pandehurve do të caktohej ndonjë masë alternative, andaj Gjykata vendosi për caktimin e paraburgimit, për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

Show More

Related Articles

Back to top button