LajmeMaqedoni

Gjykata ua vazhdoi paraburgimin katër të dyshuarve për vra’sjen e Vanjës dhe floktarit

Gjykata penale në Shkup ka sjell vendim për vazhdimin e paraburgimit për katër të dyshuarit e vrasjes së Vanjës dhe floktarit nga Velesi, transmeton TV21.

Katër të dyshuarit, mes të cilëve edhe babai i Vanjës, do të qëndrojnë në paraburgim në Shutkë edhe për 30 ditë.

Ajo çfarë befasoi gjatë mbrëmjes që po lemë pas, është se katër të dyshuarit, teksa silleshin në Gjykatë ishin me flokë të prera. Drejtori i burgut të Shutkës deklaroi se për “vepra të këtilla nuk ka frizura”.

Nga ana tjetër, në Turqi është arrestuar edhe i dyshuari i pestë – i pari në vrasjen e Vanjës dhe floktarit, Lupçi Palevski – Pallço. Ai pritet të ekstradohet në vend që të dalë para organeve të drejtësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button