LajmeRajon

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së sot vijon me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit/ Krasniqi: Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje apo presion

Sot ka vazhduar seanca e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse e jep mbrojtja e ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi.

Seanca sot ka nisur në ora 09:00, ku kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi e tha fjalën e tij para trupës gjykuese në Hagë.

Krasniqi ka folur në mënyrë kronologjike për jetën dhe angazhimet e tij që i ka pasur ndër vite.

Fillimisht ka thënë se vjen nga një familje ku arsimi ishte shumë i rëndësishëm për familjen.

“Më lejoni që në fillim të këtij procesi t’i them disa fjalë për jetën time, jo për të mbrojtuir vetveten nga njollosja që më bëhet në këtë akuzë por për të ndriçuar atë që më duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë time të plotë. Jam linduar më 1 janar 1951 në fshatin Negroc në rajonin e Drenicës. Unë jam vëllai i dytë nga mosha. Babai im Januz Krasniqi ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të ishte mësues. Por nuk u pajtua me regjimin e kohës dhe zgjodhi ta punojë tokën dhe të përkujdeset për arsimimin e fëmijëve të tij. Arsimi ishte shumë i rëndësishëm për familjen”, ka thënë Krasniqi, transmeton teve1.info

Tutje ka përmendur kur në aksionin e mbledhjes së armëve, ia kishin rrahur babanë për vdekje.

“Kur isha 5-6 vjeç në dimirin e 1956-57 nën pretekstin e mbledhjes së armëve, regjimi Jugosllav filloi një valë të re të dhunës së dizajnuar për dëbimin e shqipatërëve. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet kur babai im u kthye i rrahur për vdekje në shtëpi. Edhe sot e kësaj dite më kanë mbetur të ngulitur në kujdesjen time përpëlitjet e tmerrshme të babai tim. Ai ka qenë i përndjekur dhe ka përjetuar trauma edhe më të mëdha. Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të”, ka thënë Krasniqi

Krasniqi ka treguar se si është dënuar me burg dy herë pas protestave të vitit 1981 dhe se si ishte maltretuar

“Gjatë dy proceseve hetuese që janë azhvilluar ndaj meje më 1981 dhe 1982 kam përjetuar tmerret që nuk përshkruan me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të enjtura nga rrahjet. Më dënuan dy herë. Më 1981 më dënuan me 14 vjet e më 1982 më 15 vjet burg. I përmenda torturat për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të cilët ishin përgjegjës për torturat fizike, nuk kanë qenë objekt kritike në shkrimet e mia”, ka deklaruar Krasniqi.

“Nuk e kuptoj logjikën e akuzës kundër meje. Unë e urrej dhunën, vrasjen, burgosje, torturat, dënimet. Jo vetëm se janë ushtruar ndaj popullit tim, por i konsideroj tepër të ulëta dhe jo njerëzore. Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, ka deklaruar tutje.

 

Show More

Related Articles

Back to top button