BotaLajme

Gjykimi për rastin “Softueri”, shtyhet për më 29 nëntor

Gjykimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për blerje të paligjshme të softuerit, është shtyrë për më 29 nëntor, për shkak të gjendjes shëndetësore të njërit prej të akuzuarve.

Gjykata njofton se para fillimit të seancës së sotme, mbrojtësi i të akuzuarit Daniel Stançev ka dorëzuar një vërtetim mjekësor nga 7 nëntori, udhëzim për në Klinikën për Sëmundje Infektive, me shënimin se pacientit i është dhënë terapi me infuzion dhe tableta dhe është hapur pushimi mjekësor.

Show More

Related Articles

Back to top button