LajmeRajon

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së sigurisë për Thaçin dhe Veselin

Ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Po ashtu thuhet se tre arsyet që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas ZPS-së që nga vendimi më i fundit i këtij Paneli më 17 prill 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë devijimin nga ai vendim duke shtuar se ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme do të vazhdojnë t’i japin Thaҫit dhe Veselit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe çështjen kundër tyre e që kjo sipas tyre shfaq domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Sipas tyre, ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Po ashtu thuhet se trE arsyet që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

Show More

Related Articles

Back to top button