LajmeSport

“Golden Boy”: Në garë 25 futbollistë, por favorit është Lamine Jamal

“Tuttosport” shpalli zyrtarisht të enjten në Romë listën e 25 kandidatëve për të fituar çmimin “Golden Boy”, trofeu që i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeç, i cili mund të fitohet vetëm një herë në jetë. Pasuesi i Jude Bellingham do të shpallet më 17 dhjetor në Torino.

Para lojtarit anglez të Real Madridit, fituesit e mëparshëm të çmimit ishin spanjollë: Gavi (2022) dhe Pedri (2021). Ndër 25 të përzgjedhurit për edicionin e vitit 2024 janë katër spanjollë: Lamine Jamal, Samu Omorodion, Pau Kubarsi dhe Kristian Moskuera.

“Tuttosport” ka shpërndarë pesë “Ftesa speciale” për këtë çmim: Vilson Odobert (Tottenham), Andreas Shjelderup (Benfica), Endrik (Real Madrid), Salim Ben Seghir (Monaco) dhe Samuel Mbangula (Juventus).

Lojtarët e mbetur janë 20 më të mirët sipas renditjes së “Football Benchmark”, në rend të kundërt: Omorodion (Porto), Oskar Gloukh (Salzburg), Desire Doue (PSZH), Mathis Tel (Bajern), Arda Guler (Real Madrid), Adam Uarton (Kristal Pallaa), Moskuera (Valencia), Kenan Yildiz (Juventus), Xhejmi Bynoe-Gitens (Borussia Dortmund), Leni Joro (Man. Junajted), Jorel Hato (Ajax), Kobie Mainoo (Man. Junajted), Aleksandar Pavlovic (Bajern), Riko Luis (Man. Siti), Savinjo (Man. Siti), Kubarsi (Barcelona), Alehandro Garnacho (Man. Junajted), Uarren Zaire-Emeri (PSZH), Joao Neves (PSZH) dhe Jamal (Barcelona).

Çdo gjë më pak se fitorja e Lamine Jamal për çmimin “Golden Boy” do të konsiderohej një surprizë e madhe. Me shumë gjasa, sulmuesi i Barcelonës do ta fitojë trofeun më 17 dhjetor. Viti 2024 ka qenë i shkëlqyer për të, duke përfshirë fitoren e Kampionatit Evropian me Spanjën në moshën 17-vjeçare, të cilën e mbushi gjatë turneut.

Lamine shënoi një gol spektakolar kundër Francës në gjysmëfinale dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ri në Kampionatin Evropian, si dhe u përfshi në formacionin më të mirë të turneut.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button