GostivarLajme

Gostivar, mbi 60 tejkalime shpejtësie për gjashtë orë kontrollë

Mbi 60 tejkalime shpejtësie për gjashtë orë kontrollë apo mesatarisht nga dhjetë për çdo orë, kanë konstatuar uniformat blu gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gostivarit.

Në kontrollin i cili është zhvilluar nga mesdita deri në ora 18, jashta vendeve të banueshme janë konstatuar 35 raste kur vozitësit e kanë tejkaluar shpejtësinë.

“Njëri nga këto raste ishte me shpjetësi mbi 70 kilometra në orë, kurse në 12 raste shpejtësia ishte deri në 70 kilometra në orë”, thonë nga policia.

 Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 27 tejkalime të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, si dhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

“Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku shpeshherë shpejtësia tejkalohet për 50 kilometra në orë e më shumë.

 E njëjta gjë vlen edhe për rrugët rajonale dhe lokale, ndërsa rekomandohet kujdes maksimal për vozitësit në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrjet në Tetovë dhe Gostivar”, thuhet më tej nga policia.

 Sipas policisë duke vepruar kështu, do të kontribuohet drejtpërdrejt në përpjekjet e vazhdueshme që po ndërmerren për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme të trafikut në këtë fushë.

Show More

Related Articles

Back to top button