GostivarLajme

Gostivar, për një vit mbyllen 429 biznese

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe gjysmën e parë të këtij viti në Gostivar janë mbyllur 429 kompani. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, në gjysmën e parë të 2022, mbylljet më të shumta, si dhe në 6-mujorin e parë të 2021, janë në të njëjtët sektorë: tregti, industri përpunuese, hoteleri-gastronomi, ndërtim dhe transport e magazinim.

Kompanitë që janë mbyllur nuk i referohen të dhënave nga i gjithë viti i kaluar, por vetëm në gjashtë mujorin e parë të 2021. Edhe për sivjet numri i kompanive të mbyllura është nga janari deri në qershor, pa mos llogaritur 20 ditë e korrikut.

Në nivel shteti pothuajse 5.000 kompani janë mbyllur.

Shumica e kompanive të mbyllura janë atje ku ka aktivitet më të madh ekonomik – në Shkup. Në 6 muajt e parë të vitit, në Shkup janë mbyllur 1766 kompani, ose 36,2 për qind nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të mbyllura në këtë periudhë. Vitin e kaluar në 6 muaj në kryeqytet kanë dalë jashtë funksionit 1935 kompani.

Tetova është në vendin e dytë për nga kompanitë e shuara. Në 6 muajt e këtij viti betejën ekonomike e kanë humbur 277 kompani, ndërsa në vitin 2021 në të njejtën periudhë në Tetovë janë mbyllur 235 kompani.

Me 220 kompani të mbyllura, Kumanova është e treta në listë. Vitin e kaluar, në 6-mujorin e parë të vitit, në Kumanovë, poashtu janë shuar 220 kompani.

Në Gostivar numri i bizneseve të mbyllura është 200. Vitin e kaluar, gjashtëmujori i parë ka qenë më i keq për biznesin e Gostivarit, 229 ndërmarrje kanë ndaluar së funksionuari.

Në vendin e pestë për sa i përket kompanive të mbyullura në gjysmën e parë të këtij viti është Prilepi, me 188 kompani të mbyllura. Vitin e kaluar në 6 – mujorin e parë të vitit atje janë mbyllur 166 kompani.

Ndryshe, sipas ekspertëve paralajmërimet janë se këtë vit do të jetë më i lartë numri i kompanive që do të mbyllen. Në vend që të zbutet, kriza globale po intensifikohet, pasiguria është e madhe, prandaj presin që edhe kompanitë të tjera të dalin jashtë aktivitetit në muajt në vijim. Ata nuk janë optimistë se qeveria do të marrë ndonjë masë. Thonë se buxheti është shteruar që nga pandemia. paratë, në vend të ndihmës, tani do të drejtohen për shlyerjen e kredive me kamata të larta.

Goditja e parë për biznesin ishte pandemia dhe më pas problemet u thelluan me shfaqjen e krizës energjetike, e cila rriti në mënyrë drastike kostot e kompanive, por edhe me luftën e pa provokuar të Rusisë në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button