GostivarLajme

Gostivar, transportues publik me probleme teknike bartin udhëtarë

Nga ora 12:00 deri në ora 17:00 të ditës së djeshme është kryer kontroll në disa pika në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë, ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, autobusë, furgona dhe automjete taksi pasagjerësh.

 “Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 7 automjete (TE-6 dhe GV-1) që kryenin transport publik pa dokumentet e nevojshme dhe drejtuesve dhe pronarëve të tyre do t’u paraqiten kallëzime përkatëse në bazë të nenit 284-a të Kodit Penal, 3 automjete (TE-2 dhe GV-1) kanë qeënë me frena të parregullta dhe 1 automjet (GV) me mangësi të tjera teknike, si dhe janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-5 dhe GV- 5)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Unifromat blu rikujtojnë se kryerja e transportit publik pa dokumentet e nevojshme është vepër penale për të cilën është paraparë gjobë, ndërsa ata që kanë pasur frena me defekt do të përballen me gjobë prej 400 euro dhe menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni.

 “SPB Tetovë edhe një herë i udhëzon pjesëmarrësit në transportin publik të udhëtarëve që rregullisht të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve me të cilat drejtojnë dhe me të cilat transportojnë udhëtarë, por edhe të posedojnë dokumentet e parapara me ligj, licencat dhe të ngjashme. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të pasagjerëve të tyre”, thuhet në apelin e policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button