GostivarLajme

Gostivari në kërkim të talentëve të rinjë të shahut / Mbahen gara mes nxënësve të shkollave fillore

Rreth 50 nxënës nga të shkollat fillore publike të qytetit të Gostivarit me rrethinë kanë qenë pjesë e garave ndërshkollore në shah, aktivitet i cili u organizua nga klubi i shahut “Gostivari” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit. Çdo pjesëmarrës ka kaluar disa xhiro, ndërsa lëvizja e parë u bë nga kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili e ndoqi nga afër turneun.

Aktivitetet mes nxënësve në sportin e shahut do të vazhdojnë edhe më intensivisht, tha Limani dhe shtoi se beson që me aktivitete të lira shtesë, ju ndihmohet nxënësve që ata të gjejnë veten në ndonjë lëmi. Ai uroi që këta nxënës nesër të jenë krenaria e qytetit duke na përfaqësuar nëpër evente ndërkombëtare të shahut.

Ahmet Sallmani trajner në shkollën e shahut “Gostivari” bëri të ditur se qëllimi i garës është zbulimi i talentëve të ri, pasi pas këtij turneu, nxënësit që do të shprehin dëshirë do të mund të bëhen pjesë e klubit.

Turneu u mbajtë në shkollën e mesme teknike në Gostivar ku për të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë ndarë diploma, kurse tre vendet e para u dekoruan me medalje dhe kupë. Ndryshe, Gostivari është një nga komunat që bën pjesë në projektin e Federatës së Shahut të Maqedonisë i quajtur “Shahu në shkolla” dhe tanimë ka filluar aplikimin e shahut si lëndë mësimore në disa shkolla fillore.

Show More

Related Articles

Back to top button