GostivarLajmeSport

Gostivari në kërkim të talentëve të rinjë të shahut / Mbahen gara mes nxënësve të shkollave të mesme

Më shumë se 30 nxënës nga të katër shkollat e mesme publike të qytetit të Gostivarit kanë qenë pjesë e garave në shah, aktivitet i cili u organizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Gostivari”. Çdo pjesëmarrës ka kaluar shtatë xhiro, ndërsa sistemi i lojës ishte përzgjedhur ai zviceran. Ahmet Sallmani nga shkolla e shahut pranë Klubit të shahut “Gostivari” bëri të ditur se qëllimi i garës është zbulimi i talenteve të reja.

“Tempoja e lojës do të jetë dhjetë minuta për një lojtarë, pra të dy lojtarët do të kenë nga dhjetë minuta në disponim për lojë. Do të luhen shtatë xhiro me sistemin zviceran. Qëllimin e kemi që ta promovojmë shahun dhe të zbulojmë talentë të rinj që në të ardhmen të kenë mundësi të kyçen si lojtarë në klubin e shahut”, deklaron Ahmet Sallmani nga shkolla e shahut pranë Klubit të shahut “Gostivari”.

Aktivitetet mes nxënësve në sportin e shahut do të vazhdojnë edhe më intensivisht, thotë Aslina Snopçe, drejtuese e Sektorit për arsim pranë komunës së Gostivarit. Ajo beson se me aktivitete të lira shtesë, ju ndihmohet nxënësve që më pak të qendrojnë me telefon në dorë.

“Kemi bashkëpunim të mirëfillt me klubin e shahut dhe bëjmë aktivitete. Gjysëmvjetorin e parë shkollorë kishim gara me shkollat fillore të qytetit dhe ato të fshatrave dhe sot bashkërisht me klubin e shahut vendosëm të kemi një garë mes shkollave të mesme dhe të shohim edhe ato ku janë. Është kënaqësi pasi shahu është sporti i cili zhvillon edhe intelegjencën dhe sot do të shohim kush do të jetë më i miri. Do të vazhdojmë edhe më tej me klubin e shahut për aktivitete tjera nga ku shpresojmë të ju ndihmojmë nxënësve që të merren më shumë me aktivitete sportive se sa të qendrojnë në telefon”, deklaron Aslina Snopçe, drejtuese e Sektorit për arsim pranë komunës së Gostivarit.

Gara është ndjekur nga afër edhe nga përfaqësues të Federatës së Shahut të RMV-së. Nënkryetari i këtij institucioni, Agim Shemshiu tha se Gostivari është një nga komunat që bënë pjesë në projektin e federatës “Shahu në shkolla” dhe tanimë ka filluar aplikimin e shahut si lëndë mësimore në disa shkolla fillore.

“Ne e kemi filluar projektin ‘Shah në shkolla’ ku në shkollat fillore nga klasa e parë deri në të pestën në disa komuna ka filluar aplikimi dhe orët e mësimit. Gjithashtu edhe në komunën e Gostivarit kemi bërë trajnimin e mësimdhënësve, kemi qenë dy herë këtu dhe tash vetëm se kanë filluar me Sektorin e arsimit t’a aplikojnë shahun në shkolla edhe në Gostivar. Ky event që mbahet për shkollat e mesme është një event për të cilin Federata aplikon çdo ditë e më shumë dhe ne si federatë kemi intencë çdo qytet të përfshihet dhe të kemi organizime të ndryshme”, deklaron Agim Shemshiu, nënkryetar i Federatës së Shahut të RMV-së.

Ndryshe, për të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë ndarë diploma, kurse tre vendete para u dekoruan me medalje dhe kupë.

Show More

Related Articles

Back to top button