LajmeRajon

Greku ekzekuton shqiptarin në lokal, sherri për një femër

Një sherr banal në një bar të ishullit Mykonos është kthyer në tragjedi, ku një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur.

Sipas burimeve policore nga ishulli, një shtetas grek është konfliktuar me një shtetas shqiptar në një lokal të ishullit. Shkak ka qënë një femër, e cila duket se kishte lidhje me të dy të rinjtë. Në sherr e sipër, shtetasi grek i identifikuar si Athanasios Nazos ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit.

 Viktima është identifikuar si Visar Dakrama, 34 vjeç me vendlindje Vlorën. Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.

Shtetasi grek është dorëzuar në policinë e ishullit dhe pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Show More

Related Articles

Back to top button