LajmeMaqedoni

Grubi: Hiqen vizat dalëse për në Haxh

Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për heqjen e vizave dalëse për kryerjen e kushtit fetar islam, haxhit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Statusi i plotë:

Po ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuam vendimin për heqjen e vizave dalëse për kryerjen më të lehtë të obligimit fetar të besimtarëve myslimanë të vendit tonë – Haxhit.

Qeveria me kujdes do të ndjekë udhëtimit e haxhinjve dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj ndihme që atyre do t’ju nevojitet nga institucionet shtetërore.

Show More

Related Articles

Back to top button