LajmeMaqedoni

Grubi: Mbështes ndryshimin e vendimit ligjor për të dielën ditë jopune

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi thotë se mbështet ndryshime ligjore lidhur me pezullimin e të dielës si ditë jopune dhe konsideron se me këtë vendim ligjor, siç deklaroi sot, po evitohen procese në vend.

“Mbështes absolutisht, sepse shikoj se me këtë vendim, me vendimin ligjor, na shmangen procese në vend, Jemi të gatshëm të bëjmë ndryhsime në vendimin ligjor, por kjo duhet të jetë në mënyrë konsensuale nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, e komfirmuar nga ana e Kuvendit”, tha Grubi në pyetjen e përfaqësuesve të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në lidhje me projektin me “Behtel dhe Enkën”.

Grubi, i cili është koordinator për projektin për ndërtimin e autosradave të korridoreve 8 dhe 10d do t’i ndërtojë “Behtel dhe Enka”, tha se “kur është përballur me këto probleme, ka parë se është e domosdoshme të bëhen ndryshime ligjore. Për këtë mbështes, do të angazhohem, do të shohim me kolegët në Qeveri, nuk ndajnë të gjithë mendimin  e njëjtë dhe kuptohet nuk janë të mendimit të njëjtë edhe të gjithë deputetët”, tha Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button