LajmeMaqedoniRajon

Grubi uron komunitetin boshnjak: Respektojmë vlerat identitare të njëri-tjetrit, të bashkuar hapërojmë drejt integrimit të vendit në BE

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre.

Grubi në urimin e tij në Facebook shkruan se të gjitha sfidat shtetërore u tejkaluan së bashku me të gjitha bashkësitë që jetojnë në vend, ndaj me mbështetje do të finalizohet dhe misioni për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

Themelet e shëndosha të paqes, zhvillimit dhe perspektivës sonë progresive qëndrojnë mbi respektin ndaj vlerave identitare të njëri – tjetrit, andaj sot uroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit boshnjak me rastin e ditës ndërkombëtare të popullit të tyre.

Le të rikujtojmë sot të gjitha ato sfida që i tejkaluam bashkë gjatë këtyre tre dekadave, përcaktimet e përbashkëta progresive për të etabluar vlerën e barazisë, për të trasuar rrugën tonë të përparimit mbi vlerat europiane.

Ashtu siç qëndruam përballë çdo vështirësie në mbështjetje të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vendlindjes sonë, le të vazhdojmë bashkë hapin drejt finalizimit të misionit për integrim në Bashkimin Europian.

Urime 28 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve!

Show More

Related Articles

Back to top button