LajmeMaqedoni

Grubi: Zgjidhja e vetme është njohja mes Kosovës dhe Serbisë

Artan Grub, Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagoi  rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës.

“ Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar”, tha Grubi.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit”, është shprehur ai.

Ai ka ftuar autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grubi në Facebook

Show More

Related Articles

Back to top button