LajmeSport

Grumbullimi i parë nga Europiani, Sylvinho vjen me risi/ Publikohet lista e Kombëtares për sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Sylvinho ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për takimet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ky është grumbullimi i parë i Kombëtares shqiptare që nga Europiani i Gjermanisë që lamë pas këtë verë.

Bihen në sy disa risi në listën e trajnerit, ku shihet pjesëmarrja e Alen Sherrit, Simon Simonit, Andi Hadrojt, Sebastjan Spahiu dhe Agim Zekës.

Nga ana tjetër janë lojtarë që kanë qenë pjesë e Shqipërisë në Europian, teksa mungojnë emra si Ernest Muçi, Etrit Berisha, Arlind Ajeti dhe Elhan Kastrati.

Shqipëria do të ndeshet në Pragë me Ukrianën në 7 shtator, ora 20:45 dhe në të njëjtën orë, tre ditë me vonë me Gjeorgjinë në “Air Albania”, në dy sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja jonë ndodhet në Grupin 1 të Ligës B.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button