Një grup pune nga Ministria e Drejtësisë do të konstatojë anomalitë e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve pas rasteve të fundit në të cilat të akuzuarit kanë ndërruar adresën e tyre për të vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës. Edhe pse prej disa ditësh kërkojmë deklaratë nga ministri Nikolla Tupançevski për të shpjeguar se si do të jenë amendamentet, ai pas disa ditësh vonesë vendosi të përgjigjet me një deklaratë në të cilën thuhet se grupi punues përgjegjës për të punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit tashmë ka filluar punën dhe mbledh propozimet e dorëzuara nga institucionet e tjera kompetente. Ministria e Drejtësisë thotë se janë dorëzuar kërkesa në të gjitha gjykatat themelore dhe gjykatat me kompetencë të gjerë për të dhënë propozimet e tyre konkrete lidhur me zbatimin e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve, zbatimin e institutit të lirimit me kusht për personat e dënuar, pezullimin e dënimit të personave të dënuar etj.” Procesi i ndryshimeve në ligj buron nga rastet e fundit lidhur me veprimet e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Orce Kamçev, të cilët ndryshuan adresat e tyre në Ohër dhe me këtë krijuan bazën ligjore për vuajtjen e dënimit me burg në burgun e Strugës./Alsat.mk/
Read Next
3 hours ago
Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit
22 hours ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
24 hours ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
1 day ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
1 day ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
1 day ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
1 day ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
1 day ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
1 day ago