LajmeMaqedoni

Grupet për ndryshimet kushtetuese, të pakompletuara

Dy ditë para skadimit të afatit për propozimin e emrave për grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja me qëndrim të prerë se nuk merr pjesë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se pushteti po e politizon procesin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij pa u garantuar 2/3 në Kuvend në këtë fazë të parë, puna e grupit të punës është krejtësisht e pa bazë. Duke komentuar refuzimin e modelit kroat nga ana e pushtetit, Mickoski tha se të parët që e kanë përmendur këtë model kanë qenë pushtetarët.

“VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në komisionin e punës të cilin e formon Ministria e Drejtësisë, ndërsa ka për qëllim që të punojnë për amendamentet e ndryshimeve Kushtetuese. Unë nuk isha ai që e flisja modelin kroat. Në gusht të vitit 2021 prej se e bënë problemin dhe pranuan diçka që nuk mund ta realizojnë Dimitar Kovaçevski në konferencë për mediat e tha këtë. Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni e përmendën modelin kroat si model i mirë, ministri i Punëve të Jashtme shumë herë e përdori modelin kroat si model i mirë”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Nga Alternativa thonë se nuk do të marrin pjesë në Grupin e Punës, derisa nuk plotësohen dy kritere. E para të ketë takim liderësh kur do të arrihet konsensus politik dhe e dyta në rend dite të jetë propozim amendamenti kushtetues i Alternativës për luftë korrupsionit politik.

“Për ne nuk mund të ketë grup pune për t’i hartuar ose për t’i përgatitur ndryshimet kushtetuese, derisa nuk kemi konsensus politik ndërmjet partive politike për t’i mbështetur këto ndryshime, përmes të cilave duhet të hapet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj Alternativa nuk mund të ulet në një tavolinë të përbashkët dhe të flasë për këtë temë me parti që ende nuk janë deklaruar për propozim amendamentin e saj kushtues për luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Zekirija Ibrahimi, Alternativa.

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit thotë se nuk do të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese për shkak se me palën bullgare duhet të arrihet reciprocitet.

“Para se të fillojë procedura për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, është e domosdoshme nga Bullgaria të sigurohet reciprocitet, maqedonasit të njihen dhe të mund të organizohen dhe shoqërohen përmes formimit të qendrave kulturore, shoqërive qytetare, pareti politike dhe forma të tjera të asociacioneve me qellim trajtimin dhe afirmimin e shënimeve kulturore, gjuhësore, historike dhe të tjera, të drejta të cilat në Maqedoni i kanë të gjitha bashkësitë etnike, përfshirë edhe bullgarët”, theksoi Lidhja Demokratike.

Ministria e Drejtësisë ditë më parë njoftoi se afati i fundit për propozimin e emrave për grupet e punës për ndryshimet kushtetuese vlen deri në 10 prill.

Show More

Related Articles

Back to top button