LajmeRajon

Hapet zyra e “Këshillit Kombëtar Shqiptar” në Sanxhak

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, në Sanxhak është hapur zyra e “Këshilli Kombëtar Shqiptar”.

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), në një postim në Facebook, tha se shqiptarët në Novi Pazar tani do ta kenë një shtëpi të re.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu.

Show More

Related Articles

Back to top button