LajmeRajon

Haradinaj: Asociacionin nuk e bëri Kurti, e kemi të trashëguar

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të kritikohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se Asociacionin e kemi të trashëguar.

“Nuk besoj që duhet ta vëmë në faj Albin Kurtin dhe Qeverinë dhe Asociacionin. Nuk e ka bërë ky njëri, e kemi të trashëguar. Na ka mbete në derë sikurse edhe ndonjë temë tjetër. Duhet të jemi të sinqertë secili”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë në Kuvend që të bëhën më serioz sa i përket procesit të dialogut..

“E dyta, po  kemi qejfe njohjen e ndërsjellë dhe bilaterale me Serbinë. Me tregoni si bëhet ajo. Ju lutem të bëhemi më serioz në këto tema. Situata është mjaftë e thjeshtë, aleatët tonë ia kanë mundësu Kosovës një marrëveshje të thjeshtë që me e divorcu Kosovën nga Serbia që me qëllim ta kthej Kosovën në agjend për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, rikthimin e njohjes”.

Haradinaj kërkon nga Qeveria që të mos vonohet dhe ta pranojë planin franko-gjerman.

Show More

Related Articles

Back to top button