LajmeMaqedoni

Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut prej sot në bojkot, nuk lëviz asnjë tren

Stafi mekanik dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV Transport dje pas mesdite ka hyrë në bojkot me ndërprerje të plotë të punës hekurudhore për shkak të shpenzimeve të papaguara të udhëtimit muajin e fundit.
Toni Dimovski, përfaqësues i stafit ekzekutiv mekanik dhe kryetar i Sindikata e Drejtuesve të Trenit në ndërmarrjen hekurudhore njoftoi se trenat e udhëtarëve dhe mallrave nuk do të qarkullojnë në gjithë territorin e vendit.
“Menaxhmenti është informuar dhe premton se mjetet do të lirohen nga e hëna, por vendimi i stafit mekanik dhe ekzekutiv për bojkot mbetet”, tha Dimovski.

Show More

Related Articles

Back to top button