LajmeRajon

Hill: SHBA e shqetësuar për mungesën e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se është i shqetësuar për mungesën e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë por sipas tij është e rëndësishme që SHBA dhe BE të bashkëpunojnë për këtë çështje.

Ai në një intervistë për gazetën serbe “Blic” tha se vendi i tij duhet të luajë një rol në dialogun e Brukselit.

“Jam i shqetësuar për mungesën e progresit në dialog. Nuk e di se cila do të ishte masa e duhur për të përfshirë SHBA-në, por BE-ja ka një pikëpamje specifike për dialogun dhe qëndrimi i saj është se është dialogu ai që do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fund të fundit, ajo ka pasur eksperienca të mëparshme nga të cilat ka mësuar se nuk dëshiron të përfshijë vende që do të sjellin probleme, sepse tashmë kanë mjaft problemet e tyre. Koncepti i dialogut është që të sqarohen problemet para hyrjes në BE”.

“Synimet tona janë të njëjta, ne jemi në kontakt të përditshëm me BE-në, besoj se marrëdhënia jonë është më e fortë tani se 20 vjet më parë, dhe gjithashtu besoj se është e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të shkëmbejmë mendime se çfarë roli duhet të ketë SHBA-ja. Nuk është e përshtatshme që dialogu të zvarritet pa ndonjë përparim, mendoj se të gjithë duhet të mblidhemi dhe të kuptojmë se si ta bëjmë përparim. Disa nga ato vendime janë të vështira, por askush nuk po i kërkon askujt të zbatojë vendime që nuk janë në interesin e tyre më të mire”, shtoi i dërguari i Washingtonit në Beograd, Christopher Hill.

Show More

Related Articles

Back to top button