LajmeRajon

Homazhe në Muzeun Historik Kombëtar, Mirush Kabashi përcillet për në banesën e fundit

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi është përcjellë për në banesën e fundit.

Që nga ora 10:00 deri në 13:00, në nder të tij, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u zhvilluan homazhe.

Në shenjë respekti për aktorin morën pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare. Kabashi, artist i merituar, do të prehet në varrezat e Sharrës.

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Show More

Related Articles

Back to top button