LajmeRajon

I pranishëm edhe kryebashkiaku i Athinës/ ‘Omonia’ proteston sot në Himarë për Fredi Belerin

Pasditen e sotme në Himarë pritet të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Tubimi organizohet nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis.

Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim.

Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.

Show More

Related Articles

Back to top button