LajmeRajon

Ibrahimi: Asociacion vetëm sipas Kushtetutës, përndryshe rrezikojmë nivel tjetër të qeverisjes

Nëse nuk përfillen parametrat që ka caktuar Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, atëherë mund të ndodh të ketë nivel të ri të qeverisjes, ka thënë Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ka mundësi që nëse s’përfillen kërkesat e Gjykatës Kushtetuese të kemi një nivel të ri qeverisës i cili nuk do të duhej të ndodhte ne Kosovë ngase ajo do të biente ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Ibrahimi për “EkonomiaOnline”, përcjell Reporteri.net.

Po qe se një mekanizëm i tillë “ka vetëm një kompetencë ekzeutive”, Ibrahimi vlerëson se atëherë nuk do të jetë më i njëjtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo, sipas tij, “doi të kishte një rol tjetër e cila mund të na dërgojë në krijimin e një strukture të re qeverisjeje”, gjë që, sipas tij, “nuk ka ekzistuar në Kosovë”.

Kryetari i AKK-së vlerëson se në çdo mënyrë, institcuonet duhet të bazohen në atë çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës, derisa shton se në rast ky Asociacion bëhet kushtetuetshmërisht në rregull, atëherë as Asociacioni s’do të përbënte problem.

Edhe ShBA bashkërisht me QUINT’in kanë kërkaur që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por se gjithsesi që ajo të jetë në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit.

ShBA është shprehur se në asnjë mënyrë nuk e mbështesim një Asociacion i cili do të ishte i aranzhuar sipas një “Republika Srpska” të Bosnje-Hercegovinës, frikë kjo e cila është mëse ekzistente në Kosovë kur është fjala te një lidhje e komunave me shumicë serbe ndërmjet vete e me kompetenca ekzekutive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të lejoj themelimin e një Asociacioni komunash e cila ndërtohet mbi parime etnike, ngase kjo bie ndesh me Kushtetutën e vendit dhe karakterin multietnik dhe shtetin unitar të Kosovës./Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button