LajmeMaqedoni

Identifikohet shtetasi i Maqedonisë që u vra në Bullgari, MPJ në komunikim me autoritetet bullgare

Sipas informacioneve të para të cilat ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari i ka marrë nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë, gjatë ditës së djeshme në Bullgari është gjetur trupi i pajetë i personit I.N. (49), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç ka informuar MPJ, ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje vazhdon të jetë në komunikim të rregullt me ​​organet kompetente në Bullgari, nga të cilat priten më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrjedhën e procedurës për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilën MPJ-ja do ta informojë publikun në mënyrë plotësuese.

“Njëherësh, ambasada qëndron në dispozicion të familjes së shtetasit të ndjerë për çdo nevojë”, kanë thënë në MPJ.

Televizioni bullgar bTV më herët, duke u thirrur në burime të policisë në Burgas, bëri të ditur se një 14-vjeçar është arrestuar për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut në Bregun e Diellit.

Show More

Related Articles

Back to top button