LajmeMaqedoni

IITSI do të shënojë 60 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup

 Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji inxhinierike (IITSI) në prag të përvjetorit të 60-të nga tërmeti katastrofik në Shkup, që shënohet nesër, sot do të ketë ngjarje përfundimtare me rastin e përvjetorit. Nga 26 korriku, Instituti ka organizuar disa punëtori edukative për fëmijë dhe të rinj, ditë të hapura dhe takime shkencore.

“Në një ditë para datës, e cila do të shënojë 60 vjet nga tërmeti i Shkupit, do të shprehim respekt ndaj viktimave të atij kataklizmi natyror. Kaluan 60 vite, e ne me punën tonë shkencore, edukative dhe aplikative për çdo ditë bëjmë me dije në të vërtetën se duhet të ndërtojmë qëndrueshmëri”, njofton Instituti, i cili është pjesë e Universitetit “Shln Cirili dhe Metodi”-Shkup.

Në ngjarjen janë paralajmëruar fjalime të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, ministrit të Vetadministrimit Lokal, Risto Penov, kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, përfaqësuersit të UNDP-së, Armen Grigorian, rektorit të UCM-së, prof.dr. Nikolla Jankullovski, drejtoori i IITSI-së, prof.dr. Vllatko Sheshov, si dhe kryetari i Asociacionit botëror dhe nënkryetari i Asociacionit evropian për inxhinieri të tërmeteve.

Pas pjesës zyrtare të ngjarjes, do të prezantohen fakte për tërmetin në Shkup në vitin 1963, për kontributin e IITSI-së në rimëkëmbjen e Shkupit, si dhe panel diskutim me profesorë dhe ekspertë nga vendi.

Show More

Related Articles

Back to top button