GostivarLajme

Inbox Entertainment: Buxheti i ndarë për edicionin e pestë të The Park Festival i pamjaftueshëm / Të reflektohet në këtë vendim të paparanueshëm

Buxheti i ndarë për edicionin e pestë të The Park Festival nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç se është tejsisht i pamjaftueshëm për organizimin dhe realizimin e një festivali me përmasa të tilla, gjithashtu është një thyerje morale si për ekipin ashtu edhe për publikun. Edhe pse përmasat e Park Festivalit u rritën me çdo edicion të rradhës, Minisitria e Kulturës për çdo vit zvogëloi përkrahjen financiare ndaj këtij festivali dhe për edicionin jubilar me rastin e pesëvjetorit të The Park Festival të shkrijë gati se tëresisht përkrahjen duke ofruar mbështjete më se simbolike (14 herë më pak se sa buxheti i vitit të kaluar) për një festival katërditor të këtyre përmasave.

Ky festival që nga viti i parë dëshmoi potencialin për të transferuar një qytet të tërë në një festë, e cila bëri bashkë të gjitha etnitë, grupmoshat dhe preferencat. Suksesi i The Park Festival nuk qëndron vetëm tek mbrojta e vlerave të mirëfillta kulturore, por tek guximi i madh në një qytet të vogël. Në këto pak vite, historiku i këtij festivali numëron suksese të jashtëzakonshme, të realizuara në kohët më të vështira të njerëzimit. Ky sukses i The Park, është dëshmi e dëshirës së pashtershme të ekipit për të vazhduar edhe më tej me hapa edhe më të mëdhenjë. Mirëpo, pa mbështetje të mirëfilltë financiare i gjithë ky enuziazëm kthehet në dëshpërim.

Egzistimi dhe qëllimi institucioneve si Ministria e Kulturës, nuk është gjë tjetër veçse mbrojtja e vlerave atristiko-kulturore nëpërmjet qytetarëve me ide dhe potencial të dëshmuar në këtë lëmi. Dhe mbitëgjitha, janë këto insitucione shtetërore ata të cilat duhet të mundësojnë me çdo kusht mirëqënien kulurore të publikut të këtij lloji evenimentesh.

Pavarësisht asaj që këtë vit ky institucion plasariti besimin tonë dhe atë të publikut në mënyrë të papritur, kërkojmë që sa më shpejtë të reflektohet në këtë vendim të paparanueshëm.

Nuk duam të besojmë që për shkaqe të tilla qytetarëve dhe në veçanti të rinjëve të Gostivarit t’u pritet shpresa dhe besimi në institucionet shetëtore. Shpresojmë që ky vendim dhe kjo mospërfillje të mos bëhet edhe një pretekst më tepër për ikjen dhe heqjen dorë nga vendi.

Show More

Related Articles

Back to top button