LajmeMaqedoni

Intervistë ekskluzive me ish ministrin e mbrojtjes Llazar Elenovski: Kompromisi për anëtarësim në NATO, një investim që ia vleu

Intervistën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, me Ish-ministrin e Mbrojtjes, z. Lazar Elenovski.

Zhurnal.mk: z. Elenovski, ju si ish diplomat dhe ish ministër i Mbrojtjes na tregoni përshtypjet tuaja sa ka ndryshuar Maqedonia pas anëtarësimit në NATO dhe a mendoni se ndryshimi është pozitiv apo negative siç ka disa mendime?

Elenovski: Ajo është demokracia, po mirë ne që nga pavarësia e vendit para 30 viteve kemi pasur dy sfida dhe qëllime strategjike, anëtarësimi i vendit në NATO dhe anëtarësimi në BE, dhe si i shohim nga anëtarësimet tjera të vendeve pas luftës së ftohtë përherë ka qenë stacioni i parë NATO dhe më pas ajo e ka mbrojtur anëtarësimin në BE, njëlloj ishte dhe për ne, për mua jo veç se NATO është aleanca e sigurisë dhe kryesore se është aleanca e vendeve demokratike që e respektojnë atë, zhvillojnë të drejtat, respekt në nivel të lartë të të drejtave të njeriut, është vlera, më pas vjen mbrojtja e vlerës dhe duhet të kesh një vlerë, një vizion, një ideologji, e në këtë aspekt vendi ynë është multietnik dhe shtet europian dhe ne vlerat dhe kulturat i kemi europiane, natyrisht jemi perendimor, dmth shumë logjikisht jemi si familje aty ku duhet të jemi. Sigurisht ka mendime të ndryshme sepse jemi shoqëri demokratike dhe mirë është të ketë mendime tjera por mendoj se tek ne shumica mbi 90% në këto 30 vite i kanë përkrahur sfidat dhe qëllimet strategjike.

Zhurnal.mk: Një analizë gjatë këtyre tre viteve e gjysëm sa jemi vend anëtar në NATO, a po vërehet ndikimi pozitiv, ajo mbështetja drejt rrugës në BE sikur ka qenë në vendet tjera?

Elenovski: Faktikisht për shumë raste ka qenë ndryshe, ne kishim 20 harta duhej të ishim bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë në grupën e Adriatikut por shkak i problemit me emrin kishim një bllokadë, dhe anëtarësimi erdhi shumë vite më vonë si kriteret teknike që krejt shtetet të plotësojnë për anëtarësim ne i kemi plotësuar në 2008 dhe problemi ishte vetëm politik, atëherë isha ministër dhe ishim në Bukuresht por nuk duhet të kthehemi mbrapa të shohim të ardhmen dhe në ato vite vendi ka pasur kontribut të veçantë jo vetëm në rajon jemi stabilizuar jemi kthyer në tjetër rrugë, kemi ndryshuar kushtetutën dhe ndërkombëtarisht kemi pasur aktivitet përmes ushtrisë në disa misione si në Irak, Afganistan, në Bosnjë dhe Afrikë kemi dhënë një kontribut që është shumë e rëndësishme për NATO-n, ne në fakt jemi shtet i vogël dhe ekonomikisht nuk jemi të fuqishëm dhe në këtë rast ne duhet të planifikojmë sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet anëtare, kemi 2% BPV për ushtrinë, para disa viteve ishte shumë i ulët, tash mirë është që e kemi rritur, shumë flasin se ushtria dhe NATO kushtojnë por në fakt është investim se pa investim në mbrojtje si mund të mbrohesh.

Zhurnal.mk: A është investim që ia vlenë?

Elenovski: Investim që ia vlen, tash ne nuk jemi vend shumë i pasur pasiqë teknologjia ushtarake është shumë e shtrenjtë por ne kemi një ushtri të vogël me ato dimensione ne si i kemi dhe si mund të reformojmë ushtrinë bazë, të japim një kontribut si një shtet i vogël, tash aleanca është shumë e madhe prej 32 vendeve, së shpejti edhe me Suedinë, edhe krejt ngapak bëhen vlerë të madhe në aspektin e sigurisë dhe bëjmë vlerë në aspektin e demokracisë.

Zhurnal.mk: Në aspektin ekonomik sa mendoni se kemi përfitime?

Elenovski: Në aspektin ekonomik ne e kemi humb momentin fatkeqësisht, se e dini kur u ndëruar Europa dhe procesi i integrimeve pas luftës së ftohtë më shumë kanë përfituar në ekonomi dhe investime të huaja ato vende që kanë hyrë të parat, Polonia, Çekia etj, pastaj vendet Balltike e në ato momente ka pasur shumë investime nga Europa Perendimore dhe SHBA dhe ishin të gatshëm, ne tashmë jemi vonë 15 vite sepse në këtë kohë shumë procese kanë ndryshuar, tash puna më shumë varet nga qeveria jonë se nga gjithë ai proces, sepse duhej të ishim në atë moment në vendet ku tashmë janë pjesë e saj dhe të përfitojmë ashtu siç përfituan ata.

Zhurnal.mk: A mund të kompensojmë kohën e humbur?

Elenovski: Të kompensojmë me mend dhe qeveri kompetente sepse jetojmë në shekullin 21 në kohën kur ka revolucion ekonomik dhe teknologjik, shihni si ndryshojnë shumë shpejtë punët dhe në atë moment duhet të jemi të mençur dhe të bëjmë shumë më shumë se sa që kemi tani.

Zhurnal.mk: Sa kanë ndikuar lajmet e rrejshme para anëtarësimit dhe tash pas?

Elenovski: Shikoni, lajmet e rrejshme nuk janë fenomen i ri ato janë pjesë e historisë dhe është si lajm i rrejshëm është luftë hibride dmth kur e themi atë mendojmë se ajo është një luftë jokonvencionale sepse nuk është me ushtri dhe armë, por është shumë i rëndësishëm për shkak të kësaj kohe të digjitalizimit sepse bota në këto dyzet vite ka ndryshuar më shumë se përpara, tani jemi krejt ndryshe dhe në realitet i shohim punët jetojmë në dy bota në atë real dhe virtuale dhe në atë aspekt rëndësia e lajmeve të rrejshme vjen si forma e epokës së informacioneve dhe sa më shumë info më shumë ka shancë për dezinformata sepse lidhen dhe në atë aspekt kur flasim në anën gjeostrategjike ne kemi shumë sinqeritet si sfida dhe mendojmë në atë aspekt mbahemi shumë mirë sepse kemi shumë hapësirë të vogël për NATO si vend, sepse duke pa dhe në parlament gjithë strukturën e kemi pro saj kurse kundër kemi vetëm të Majtën.

Zhurnal.mk: Për ju si ish ministër i Mbrojtjes si e shihni formimin e ushtrisë ndërvite?

Elenovski: Kemi dhënë kontribut të madh kur flasim për reforma nuk ka fund se si fenomen sot shoqëror nuk ka fund, edhe situata e sigurisë ndryshon dhe duhet të vazhdojmë me investime dhe reforma dhe të arrijmë nivelin e 2% sepse pa investime në teknologji të reja do mbesim prapa, kemi kualitet ushtarët dhe të fortë por pa teknologji e armë nuk bën asgjë, jemi në drejtim të mirë dhe thuaj e shoh vendin në atë aspekt jemi më shumë mirë se sektorët tjerë, ka reformë dhe investim të mirë dhe të shohim ku do arrijmë në 10 vite, sepse në mbrojtje planet bëhen për 10 vite.

Show More

Related Articles

Back to top button