LajmeRajon

Investime në energji e turizëm/ Kanadaja zgjeron bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë

Zyrtaret kanadezë konfimojnë në Tiranë rritjen e investimeve në energji, turizëm dhe në sektorin e minierave. Kryetari i Dhomës së Komuneve, Anthony Rota zhvilloi këtë të enjte, bisedime me kryerparlamentaren Nikolla.

Kanadaja zotohet të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë përtej nivelit politik.

Ndërsa me 1 gusht u ratifikua Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore, tashmë në axhendë të bashkëpunimit është përfshirë tregtia dhe investimet në sektorët e minierave, energjisë dhe turizmit.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën në Tiranë një delegacion kanadez i kryesuar nga Anthony Rota.

“Do të kemi një dialog për konferencat e përbashkëta siç janë diversiteti, të drejtat e njeriut, përfshirja dhe ndryshimet klimatike, energjia dhe turizmi,” tha ai.

Vizita e tij përkon me 35-vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Kanadasë. Në një takim me homologen Lindita Nikolla, kjo e fundit u shpreh se gjatë këtij takimi palët u dakordësuan për intensifikim parlamentar përmes shkëmbimit të vizitave.

“Jemi dakordësuar për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar përmes shëkmbimit të vizitave në të gjitha nivelet si dhe përmes kontributit të grupeve të miqësisë,” tha ajo.

Palët konfirmuan gadishmërinë për qëndrimin në të njëjtin bllok përballë sulmeve ruse në Ukrainë dhe sulmeve kibernetike ndaj sistemit shtetëror shqiptar.

Anthony Rota vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si dhe bashkëpunimin me SHBA dhe BE.

Show More

Related Articles

Back to top button