LajmeRajon

Investimet në shëndetësi, Rama jep lajmin e mirë: Shumë shpejt gati 40 Qendra Shëndetësore nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë me dije se shumë shpejt do të jenë gati 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug.

Rama shkruan se se prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, janë rindërtuar 340 qendra shëndetësore si edhe ambulanca me standartet më të mira.

Postimi i plotë:

Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug.nves

Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button