LajmeMaqedoni

Investimet në Shkencë janë gjithnjë në rënie

Çdo 10 nëntor shënohet Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, duke theksuar rolin domethënës të shkencës në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë në debate mbi çështjet e reja shkencore, shkruan Alsat.

Edhe pse investimet në shkencë në vendit tonë janë në rënie të vazhdueshme për 10 vite me radhë, në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi sot u ndanë çmime për shkencëtaret dhe artistët më të mirë.

Rektorja Biljana Angelova për rolin e shkencës tha se besimi në shkencë është ajo që nxit zhvillimin dhe u përgjigjet sfidave të kohës në të cilën jetojmë.

“Pikërisht për këtë duhet të ndërtojmë besimin tek qytetarët, pra të krijojmë besimin e shoqërisë ndaj shkencës që prodhojmë dhe kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, tha Biljana Angelova – rektore në Universitetin Shën Kirili dhe Medodi.

Në pyetjen se a investohet mjaftueshëm në shkence në vendin tonë, fituesi i çmimit për art Dino Imeri u përgjigj.

“Gjithsesi se duhet të investohet më shumë dhe asnjëherë nuk mjafton sepse shkenca dhe arti janë dy forca që e lëvizin shoqërinë dhe e çojnë përpara, të arriturat individuale janë të rëndësishëm dhe gjithsesi është e rëndësishme edhe përkrahja që artistet dhe shkencëtaret do ta marrin si nga sektori privat ashtu edhe nga shteti për mua është shumë i rëndësishëm ky çmim që dhurohet njëherë në vit”, tha Dino Imeri – Profesor i artit muzikor.

Në buxhetin për vitin 2023, për shkencën ishin planifikuar rreth 4.375.000 euro apo 268.236.000 denarë. Ky buxhet është më i ulëti në 10 vitet e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button