BotaLajme

Itali, rrebeshe e ciklone pas vapës! Kontraste shkatërruese, do të jetë ky normaliteti i ri?

Stuhitë e dhunshme që goditën Italinë pas valës së të nxehtit këtë verë, deri pak vite më parë, do të klasifikoheshin ndër ngjarjet e jashtëzakonshme.

A do të jetë kjo gjendja e re normale me të cilën duhet të mësohemi, pyet Corriere della Sera. Ai që duhet të quhet normalitet, pra vlerat mesatare, kanë ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit: mesatarja e temperaturave të tridhjetë viteve 1991-2020 nuk është më ajo e tridhjetë viteve 1971-2000.

Pas rritjes së temperaturave, përforcohen të gjitha fenomenet e lidhura me të, thuhet në shkrim: temperaturat më të larta nënkuptojnë më shumë energji të përfshirë.

Përveç kësaj, ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji, që kur kondensohen prodhojnë më shumë reshje. Ndërkohë, për  të njëjtën arsye, rritja e temperaturave ka dhe një efekt tjetër: uji nga toka avullon më shumë duke sjellë kështu kushte thatësire. Reshjet e dendura dhe thatësira janë kësisoj, dy anët e së njëjtës medalje.

Meteorologët vendas sjellin si shembull kalimin brenda pak ditësh nga një rekord nxehtësie të regjistruar në Milano me ditore në 260 vjet, tek rënia e borës në Alpe. Të pyetur nëse kjo varet nga fakti që Mesdheu po kalon në një det me temperature thuajse tropikale, ata përgjigjen se ngrohja e vazhdueshme po prek të gjithë sistemet: nga sipërfaqja e detit, me më shumë energji dhe avullim më të madh, deri te temperatura e ajrit.

Kur ndodh cenimi i masave më të ftohta të ajrit, thonë ekspertet, kontrastet janë shkatërruese, duke kujtuar breshërin rekord në fund të korrikut.

Show More

Related Articles

Back to top button