BotaLajme

Italia surpizon në listat politike/ Gina Lollobrigida, kandidate për Senat, 101 simbole politike

70 simbole forcash politike nga 101 të depozituara janë pranuar nga Ministria e Brendshme italiane në këtë prag zgjedhjesh të parakohshme që suprizojnë çdo orë mes debatesh dhe emrash personazhë VIP që kandidojnë për t’u ulur në dy dhomat e Parlamentit të legjislaturës së re.

Mes të tyre gjen dhe 95 vjeçaren, aktoren hollivudiane, Gina Lollobrigida, e cila në kronikat e muajve të fundit është komentuar gjerësisht mbi problemet gjyqësore familjare që e kanë çuar t’i nënshtrohet dhe një ekspertize psikologjike të shëndetit të saj mendor, por që mesa duket ka gjetur forcë e kohë të kandidoj për të qënë mes 321 senatorëve të ardhshëm.

40 ditë nga zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatori e gati një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, e sondazhet politike në Itali flasin për një rritje të preferencës së partive të djathta tek elektorati.

Sondazhi i fundit i Demopolis ka regjistruar një rritje me +0.3% të Partisë Fratelli D’Italia të Giorgia Melonit e një reduktim me -0.4% të Partisë Demoikratike me lider Enrico Letta.

Rritje të dukshme të me +0.9% ka shënuar dhe Partia Lidhja e Matteo Salvinit e cila ka arritur në kuotën e 15.2% të preferencës së italianëve e me +0.1% Forza Italia e Silvio Berlusconit e cila është në kuotën e 6.8%.

Por rritjen më të madhe e ka shënaur Lëvizja 5 Yje e ish kreyministrit Giuseppe Conte që me +1% më shumë se sa një ajë më aprë është tashmë në zgjedhjen e mundshme të 10.6% të italianëve.

Edhe pse fushata elektorale nis zyrtarisht më 26 gusht , gara politike bëhet cdo orë e më e nxehtë mes dy fronteve kryesore; qëndrës së majtë e qëndrës së djathtë e me përpjekjen e ish kryeministrit Matteo Renzi që me Partiën e tij Italia Viva e koalicionin elektoral me Partinë Azione të Carlo Claenda-s, kërkon të jetë një pol i tretë në politikën italioane.

Forcat e majta e ato të qëndrës së majtë, të “trembura” nga konsensusi në rritje i Partisë së Giorgia Melonit, Fratelli D’Italia, e kanë të qartë se ajo është kundërshtari më i fortë politik, por dhe shënjestra më e lehtë mediatike që ndihmohet nga arkivat e dekadave të shkuara kur Giorgia Meloni, një e re e apasionuar me politikën shprehet se “Musolini ka qënë një politikan i mirë”.

Memoria historike duket se po bëhet flamuri i betejës së të majtës italiane e cila pasi dështoi në qeverisjen e 8 viteve të fundit, duke prodhuar rrëzimin e gjashtë qeverive ( Draghi, Conte 1, Conte, Gentiloni, Renzi, Letta). po thërret idealet politike të fund luftës së dytë botrore që cuan në rrëzimin e diktaturës fashiste të Musolinit.

Ndërsa nga ana tjetër, poli i djathtë me tre parti të mëdha si Fratelli D’Itali, Forza Italia e Lidhja, ka si flamur beteje, vlerat e identitetit e krenarisë së të qënit italian e problematikat ekonomike, inflacionin, krizën energjitike, burokracinë shtetërore, por me stonaturën e përsëritur prej vitesh të luftës kundër emigrantëve e të familjeve LGBT.

Ndërkohë në Minstrinë e Brendshme Italiane janë dorëzuar 101 simbolet politike, nga të cilat janë pranuar vetëm 70 që do të garojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit.

Ndër forcat politike të mos pranuara për garën e 5 shtatorit nga Ministria e Brendshme Italiane, është dhe forca politike “Italianët me Draghin e Rilindjen”, e cila ka hartuar simbolin e saj me emrin e ish kryeministrin “pa u konsultuar me të” siç informon zyra e tij.

Brenda datës 22 gusht 70 simbolet politike të pranuara në zgjedhje do të duhen të prezantojnë listën e kandidatëve të tyre, E ky proces tashmë në progres përfundimi ka regjistruar debate të forta mes forcave politike, në veçanti tek Partia Demokratike, ku mjaft eksponentë të njohur të politikës së saj e kanë gjetur veten të përjashtuar nga lista.

Megjithatë ka ende 4 ditë deri në mbylljen e kësaj etape të procesit elektoral e politika italiane me siguri do të vazhdojë të surprizojë siç qe dhe emri i aktores së njohur Gina Lollobrigida 95 vjeçe që garon në Partinë Italia Sovrana e Popolare,

“Jam e lodhur të dëgjoj politikanët që grinden pa zgjidhur asgjë, prandaj kandidoj për Senatin”, shprehet ajo për mediat vendase

Show More

Related Articles

Back to top button