LajmeMaqedoni

Iu gjetën 15 pako heroinë dhe para në veturë, arrestohet gostivarasi

Dje në ora 10:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Gostivar kanë privuar nga liria personi H.S.(60) nga Gostivari. Gjatë bastisjes në banesën e tij dhe një automjet “Mercedes” me targa të Gostivarit, të kryer me urdhër të gjykatës, në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 15 pako me heroinë, ndërsa në posedim të tij janë gjetur edhe para. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button