BotaLajme

Izraeli dhe militantët e Gazës bien dakord për armëpushim

IZRAEL- Izraeli dhe militantët palestinezë të Xhihadit Islamik (PIJ) në Rripin e Gazës kanë rënë dakord për një armëpushim nga ora 19:00 GMT të shtunën për t’i dhënë fund luftimeve pesëditore. 

Burimet cituan negociatat të ndërmjetësuara nga Egjipti. Izraeli dhe PIJ ende nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.
Të martën, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza, duke thënë se kishte në shënjestër komandantët e PIJ-së që kishin planifikuar sulme. PIJ u përgjigj duke gjuajtur një breshëri raketash në qytetet izraelite.

Të paktën 33 palestinezë në Gaza janë vrarë, rreth gjysma e tyre civilë, që nga e marta. 147 persona të tjerë janë plagosur.
Gjashtë drejtues të lartë të grupit militant janë vrarë, shkruan BBC. 

Një civil izraelit dhe një palestinez që punonte në Izraelin jugor janë vrarë nga raketat palestineze në të njëjtën periudhë, thotë shërbimi i ambulancës izraelite Magen David Adom. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të armëpushimit të raportuar.

Show More

Related Articles

Back to top button