BotaLajme

Izraeli lëshon nga qielli “fletushka evakuimi” mbi Gazë

Ushtria izraelite ka lëshuar fletushka nga qielli mbi qytetin e Gazës. Fletushkat paralajmërojnë banorët që të ikin “menjëherë” në jug të Gazës.

Izraeli ka kryer një fushatë të rëndë sulmesh ajrore në Gaza, të cilat kanë vrarë më shumë se 1500 njerëz.

Izraeli ka thënë se po përgatitet për një ofensivë tokësore për ta sulmuar Hamasin, raportoi BBC.

Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Gazës duhet të zhvendosen në Gazën jugore në 24 orët e ardhshme.

OKB-ja ka thënë se kjo arrin në rreth 1.1 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë së të gjithë Rripit të Gazës.

Show More

Related Articles

Back to top button