BotaLajme

Izraeli njoftoi shitjen e sistemeve raketore Spike në Greqi

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit këtë të hënë ka njoftuar marrëveshjen për shitjen e raketave antitank Spike në Greqi, një marrëveshje me vlerë rreth 370 milionë euro.

Sipas ministrisë izraelite, raketat do të prodhohen nga kompania shtetërore Rafael .

“Ky projekt i shton një sërë marrëveshjesh midis Shtetit të Izraelit dhe Republikës Helenike dhe thekson më tej bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve tona dhe mbrojtjen tonë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të garantuar stabilitetin në rajon,” ka thënë ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button