LajmeMaqedoni

Janë gjetur dy vajzat e humbura në Shkup, Anisa dhe Melisa

Janë gjetur dy vajzat të cilat u raportuan të humbura dje në Shkup. Anisa dhe Melisa janë gjetur te parku në Çair.

Ende nuk dihet se ku kanë qëndruar dhe për çfarë arsye janë larguar nga shtëpia.

Ndryshe Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e nëntë dje janë larguar nga shkolla ku familjarët kërkuan ndihmë për gjetjen e tyre.

“Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”,  u tha dje  nga policia.

Show More

Related Articles

Back to top button