LajmeMaqedoni

Janë privuar nga liria tre persona, nga fshatra të ndryshme të Tetovës

SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona, nga fshatra të ndryshëm të Tetovës, për shkak se tek ta është gjetur dhe konfiskuar sasi e caktuar e pasi policia tek ta ka gjetur dhe konfiskuar sasi të caktuar të lëndëve narkotike, kokainë, përcjell voxnews.


“Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë. Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button