LajmeMaqedoni

Janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike

Çmimet e shërbimeve hotelierike në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti janë rritur për 0.5 për qind. Krahasuar me grupe të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupet Ushqim për 0.2 për qind, Pije alkoolike për 0.2 për qind, Pije joalkooike për 0.1 për qind dhe Bujtje për 1.7 për qind.

Siç publikoi sot Enti shtetëror i statistikës, në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 12.3 për qind.

Të dhënat e ESHS tregojnë se në periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e sërbimeve hotelierike janë rritur për 14 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 për 0.9 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button