LajmeRajon

Japin dorëheqje edhe zyrtarët komunal në veri, të ngarkuar për zgjedhje komunale

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë për Gazeta Blic, se mëngjesi i sotëm nisi me dorëheqje të reja në veriun e Kosovës.

Sheholli thotë se, sot kanë dhënë dorëheqje edhe të gjithë zyrtarët komunal në veri të ngarkuar për zgjedhje komunale.

“Sot në mëngjes kanë dhënë dorëheqje edhe të gjithë zyrtarët komunal në veri të ngarkuar për zgjedhje komunale”, tha Sheholli.

Kujtojmë se, ditë më parë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka vendosur që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button