GostivarLajme

“Java botërore e fëmijëve”, Taravari mirëpret fëmijët dhe edukatoret e çerdheve

Në kuadër të shënimit të Javës botërore të fëmijëve, sot një pjesë e fëmijëve dhe të punësuarve nga çerdhet e qytetit, vizituan Komunën e Gostivarit, ku u takuan me një pjesë të stafit të administratës komunale dhe kryetarin Arben Taravari. Me këtë rast, drejtuesit e pushteti lokal dëgjuan nga vetë fëmijët kërkesat dhe obligimet që kanë ndaj tyre. Fëmijët u interesuan për Komunën dhe për punën e saj, ndërsa kryetarit i recituan poezi të bukura fëmijësh. Kryetari Taravari para vizitorëve më të rinj në oborrin komunal potencoi se pikërisht ato janë pasuria më e madhe e komunës sonë, të cilët nesër do të jenë trashigimtarët tonë dhe njerëzit që do ta na udhëheqin në të ardhmen.

“Sot e nisëm ditën me mysafirët më të veçantë. Në Javën Botërore të Fëmijëve, nën organizim të çerdheve të qytetit, sot na vizituan vogëlushët në komunën e Gostivarit. Një ngjarje e veçantë ku fëmijët shprehën përmes mesazheve të përgatitura dëshirat dhe këkesat e tyre, kërkesa këto shumë reale me të cilat ballafaqohemi në përditshmërinë tonë. Jemi munduar dhe vazhdojmë për të punuar për një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë të qytetit tonë”, deklaroi me këtë rast kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ishin rreth 300 fëmijë që erdhën për vizitë në Komunën e Gostivarit. Deri në fund të kësaj jave, aq sa zgjat Java botërore e fëmijëve, ata mesazhet e tyre do ti dërgojnë edhe nëpër institucione të tjera lokale të cilat do ti vizitojë gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, Java botërore e fëmijëve shënohet në korniza botërore, çdo vit në javën e parë të muajit tetor.

Show More

Related Articles

Back to top button