LajmeRajon

Jep dorëheqje Mihael Bolander, gjykatës në Speciale

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Mihael Bolander, sot ka dhënë dorëheqje.

Dhomat e  Specializuara njoftojnë se gjyqtari Bolander, i dorëzoi kryetares  së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Dhomat e Specializuara deklarojnë se gjykatësi Bolander,  dha dorëheqje për arsye personale, deh si i njëjti, sic citohet në njoftim, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës  në këtë institucion të drejtësisë.

Nga ana e saj, në njoftimin zyrtar shkruan se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina  Trendafilova, shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e tij,  përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.

Show More

Related Articles

Back to top button