LajmeMaqedoni

Jeton Shaqiri sot në Strasburg – Francë do të marrë pjesë në sesionin e 26-të të Konferencës Ministrore të Arsimit të Këshillit të Evropës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot në Strasburg – Francë do të marrë pjesë në sesionin e 26-të të Konferencës Ministrore të Arsimit të Këshillit të Evropës, e cila mbahet me temën “Fuqia transformuese e arsimit: vlerat universale dhe rinovimi qytetar” informon Top24

Shaqiri do të prezantojë në panel diskutimin “Përdorimi i përfitimeve të transformimit dixhital në procesin arsimor” do t’i referohet ndryshimeve sistemore dhe projekteve të realizuara deri më tani, si dhe aktiviteteve të planifikuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përshpejtimin e procesi i dixhitalizimit të arsimit.

Në konferencë do të promovohet edhe Strategjia për Arsim 2030 të Këshillit të Evropës, ndërsa do të diskutohet edhe për përvojat dhe sfidat e arsimit në kushtet të krizave dhe situatave të jashtëzakonshme.Top24

Show More

Related Articles

Back to top button