LajmeSport

Jo vetëm Mbappe, Real Madrid synon edhe Haaland, shkas bëhet një klauzolë

Real Madrid mbetet në kërkim të një ylli të ri, të një lideri, post që në vitet e fundit e mbajtën super lojtarë si Ronaldo dhe Benzema. Më saktë, presidenti Perez dhe stafi drejtues, janë në kërkim të një qendërsulmuesi të ri, për këtë pozicion janë dy emra të mëdhenj, më të mirët në qarkullim, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Nuk është një sekret që Reali i ndjek prej kohësh të dy lojtarët, ndërsa në Spanjë mediat sjellin versione të ndryshe çdo ditë.

Një ditë më parë, gazetari i “Foot Mercato”, Santi Aouna, solli një lajm ekskluzive teksa shkruante se Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë gjetur akordin në parim për transferimin e sulmuesit francez në Madrid në fund të këtij sezoni.

Jo vetëm Mbappe, një pistë konkrete është edhe Erling Haaland pasi “bomberi” norvegjez ka një klauzolë afro 100 milionë euro në rast largimi jashtë Anglie. Kjo është një shifër që Reali do ta investonte me kënaqësi, shkruan AS.

Show More

Related Articles

Back to top button