LajmeSport

Juventus – Inter, ky është bilanci i dy skuadrave në ndeshjet direkte në Kupën e Italisë

Një super ndeshje zhvillohet sonte në Kupën e Italisë.

Gjysmëfinalja e parë mes Juventusit dhe Interit luhet sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje të karikuar si rrallëherë: në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje, janë 5 sukseset radhazi ndërkohë që në dy të fundit, mundën pikërisht Interin në kampionat me golin e firmosur nga Kostic, ndërsa më pas mposhtën edhe Veronën.

Juventusi triumfoi në gjysmëfinalen e 2020/21, ndërsa Interi fitoi finalen e sezonit të kaluar. Të dyja skuadrat janë përballur në 34 raste në Kupën e Italisë, me Juventusin që ka fituar 16 herë. Interi ka triumfuar 11 herë, ndërsa shtatë ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Show More

Related Articles

Back to top button